Drejtuesja e qarkut të Fierit për PS, Belinda Balluku në një lidhje të drejtpërdrejtë për Top Channel, foli për rezultatin shumë të mirë të PS në qarkun që ka nën ngarkim.

Në qarkun vijon ende procesi i numërimit në Fier, por PS pritet të marrë mandatin e 12 të deputetit.

Balluku foli për arsyet pse PS ka arritur këtë rezultat në këtë qark, ku ndër të tjera zbuloi se mësuesi i saj politik është Gramoz Ruçi.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Ruçi ishte drejtues i PD për qarkun e Fierit, ku PS mori 9 mandate. Pra rezultati më mirë i arritur është ai nën drejtimin e zv/kryeministres Balluku.

Më tej ajo shtoi që ndihet e ‘sigurt që Ruçi është krenar për të dhe skuadrën e saj në qarkun e Fierit’.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Balluku: Gramozi Ruçi është mësuesi im politik.

Rakipllari: Në këtë rast nxënësi ia ka kaluar mësuesit

Balluku: Jam e sigurt që Gramozi është shumë krenar për mua dhe skuadrën time sot. Unë jam prodhim politik i tij për sa i përket strukturës, mënyrën e organizmin unë e kam dhuratë nga Gramoz Ruçi dhe do i jem përjetë mirënjohëse.

Kam bërë atë që Gramozi më ka mësuar, ti shikoj njerëzit në sy, tua mbaj mend emrin, tua qaj hallin dhe gjithçka tjetër. Shkollën e tij kam ndjekur dhe ndaj besoj që qarku i Fierit ka arritur mandatin e 14-të.

Më tej ajo u shpreh “Kemi kaluar përgjatë zgjedhjeve këto dy faza të rëndësishme. Shpalljen e fitores nga PD dhe mosnjohjen e zgjedhjeve. Procesi ka qenë i certifikuar nga një raport shumë pozitiv i OSBE/ ODIHIR.

Votat janë në kuti, po numërohen. Ngelet pak për të thënë, duhet të presim rezultatin, është i dukshëm, por të presim rezultatet.

Durrësit nuk ia kam parë votat e diasporës,. Por kam arë të Fierit. Nuk ka ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, janë ekuivalente me çfarë ndodh në territorin shqiptar.

Kjo është përgjigjja më e mirë, shifrat janë kokëforte. Ne dalim për të garuar, p.sh. një sportist bën stërvitje. Bëhet akuzë që një parti performon më mirë se një tjetër.”