Në Fier, qarku i dytë më i madh në vend për nga numri i mandateve, socialistet kryesojnë thellë ndaj demokratëve.

Në 528 qendra votimi të numëruara nga 588 në total, PS arrin të dërgojë në parlamentin e ardhshmë 12 deputetë, ndërsa PD vetëm 4, rezultat që deri më tani i rrezikon asaj edhe listën e mbylliur.

Nëse do të vijohet me këtë trend rezultatesh, i fundit në listën e mbyllur të demokratëve, Eduard Sharka rrezikon të mbesë jashtë Kuvendit në Legjislaturën e ardhshme parlamentare.