Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka kërcënuar me tone shumë të ashpra disa qytetarë në një qendër votimi në Vorë. Megjithëse ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm që eksponentë të PD-së shkaktojnë incidente dhe parregullsi në procesin zgjedhor.

Avokatja Brizida Gjikondi tha se ky është një kapitullim, sipas PD duhet që më mirë të dalë dhe të deklarojë humbjen.

“PD të dalë në deklaratë dhe të pranojë humbjen, është një kapitullim. Kërcënimi i sekretarit të partisë, Flamur Noka dhe që kërcënon qytetarit është skandal. Ata kot e kërkojnë kundërshtarin tek Partia Socialiste, ata kundërshtarin e kanë mes njëri-tjetrit”, tha Gjikondi.