Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV tregoi se si e kishte kërcënuar Sali Berisha shumë kohë më parë, sepse i kishte përmendur Muhamet Hoxhën, që ish-kryeministri kishte mohuar se e kishte baxhanak, kur ndodhi tragjedia e Gërdecit.
“Unë i them: “Doktor të lutem qëndro te tema dhe te pyetja që të bëmë!”, sepse ishte me skaletë ai organizimi. “Po të flisnim për baxhanakët, ty të ka vdekur baxhanaku në Gërdec dhe the nuk e njoh”. Aty siç ishte me sy të kulluar, direkt iu mbushën me damarë gjaku dhe më tha: Zotëri kush je ti? Kush je ti? Po nuk po më thoshte mua kush je ti ai. Po i thoshte dikujt tjetër që ndiqeni pak kush është ky dhe shoqërojeni pak. Nuk ndodhi asgjë. Unë i thashë: “Doktor nuk po të them gjë, po të them që qëndro në temë.” Me thënë të drejtën u frikësova. Unë nuk shkel në kallo kurrë. Nuk merrem kurrë me jetën e njerëzve në jetën personale, të bëjnë çfarë të duan. Unë nuk u frikësova që do më bëjë gjë ai, po nuk doja ta rëndoja më tepër atë situatë sepse nuk ishte ai thelbi. Por kur i tregon dyshimet e mëdha të parave, aty duhet të matesh mirë se doktori mund të të falë për akuza politike gjithë ditën, por në momentin që i hyn te biznesi i familjes aty këta bëhen të rrezikshëm.”, tha Muça në DritareTV./K.C/dritare.net