Spektakël, emocione dhe një fitore që mund të rezultojë vendimtare për fatet e këtij sezoni! Lando Norris ka triumfuar në mënyrë mbresëlënëse në Çmimin e Madh të Monakos, duke u rikthyer në shkallën më të lartë të podiumit dhe duke rihapur garën për titullin kampion në Formula 1.
Piloti britanik i McLaren e nisi nga “pole position” dhe e menaxhoi në mënyrë perfekte garën e 78 xhirove në rrugët e ngushta të Monte Carlos, duke lënë pas Charles Leclerc me Ferrarin e tij dhe shokun e skuadrës Oscar Piastri, i cili kompletoi podiumin e McLaren.
Max Verstappen, kampioni në fuqi, u rendit i katërti, ndërsa Lewis Hamilton me Ferrarin tjetër zuri vendin e pestë. Ndërkohë, surprizat nuk munguan: të rinjtë Isack Hadjar dhe Liam Lawson siguruan pozita të rëndësishme në dhjetëshen më të mirë, duke treguar potencialin e tyre për të ardhmen.
Rezultatet e sotme përmbysin gjithçka në renditjen e përgjithshme, me Norris që ngushton ndjeshëm diferencën ndaj liderit të kampionatit, Oscar Piastri, duke e kthyer garën për titull në një duel të hapur për pjesën e mbetur të sezonit.
Top 5 në Monaco GP (Lap 78/78):
L. Norris (McLaren)
C. Leclerc (Ferrari)
O. Piastri (McLaren)
M. Verstappen (Red Bull)
L. Hamilton (Ferrari)