E kujt do t’ia merrte mendja se do të shikonte një ditë deputetin socialist Erion Braçe dhe ministren Delina Ibrahimaj duke pozuar me dy gishta lart, simbolin e demokratëve.

Braçe bashkë me ministren Ibrahimaj, kanë pozuar në një rrugë të Tiranës, ku është vendosur një poster elektoral i kandidates demokrate Jorida Tabaku. Dhe kjo foto është duke bërë xhiron e rrjetin.

Duket se dy kolegët socialistë e kanë postuar foton në kuadër edhe të humorit elektoral dhe për t’i dhënë ngjyra më të buta fushatës.

Në fakt ka një të përbashkët mes Braçes dhe Tabakut. Partia Socialiste e vendosi Braçen në listën e hapur të Tiranës. Po të njëjtën gjë bëri edhe PD e Berishës me Jorida Tabakun megjithëse ishte ndër më të votuarat nga gratë në primaret e qarkut të Tiranës.