Teksa na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, partitë politike janë duke zhvilluar takimet e fundit përmbyllëse në 12 qarqet e vendit.
Pak ditë më parë, më 5 maj në Korçë, kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim përmbyllës me qytetarët para Katedrales në këtë qytet, ku nga fotoja e siguruar nga Report Tv shihet se pjesëmarrja ka qenë masive.

Ndërkohë, ditën e sotme (7 maj) edhe kreu i PD Sali Berisha zhvilloi takimin përmbyllës në Korçë, por në fakt pjesëmarrja në mitingun e Sali Berishës dallohet shumë e vogël.
