Kastriot (Dibër) 6 maj 2025 – Përdhoset me simbolet e PD monumenti i Skënderbeut në Dibër në 620 vjetorin e Ditës së Emeot të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).
Ndërsa banorët e Njësisë Administrative Kastriot përgatiteshin paradite e sotme të merrnin pjesë në festën e Shëngjergjit, një ngjarje e rëndë është shënuar kur monumenti në nderim të Heroit Kombëtar është njollosur e përdhosur me simbole elektorale të Partisë Demokratike.

Ngjarja kq sjellë rebelimin dhe shqetësimin e banorëve të Kastriotit të cilët me nismën e tyre kanë lyer e rikthyer në identitet monumentim, pak orë përpara fillimit të ceremonisë të organizuar nga strukturat vendore.
Lidhja më e fortë kuptimore që i bëhet kësaj feste me Shqipërinë është mendimi se Skënderbeu, lindi më 6 maj 1405 dhe duke qenë se lindja e tij përkoi me festën e Shën Gjergjit, ia vendosën emrin Gjergj.
Në Dibër festa e Shëngjergjit festohet në datën 5 maj ku është Nata e Shëngjergjit dhe me 6 maj ku është Dita e Shëngjergjit. Qasja kundrejt kësaj feste është e ndryshme prandaj edhe mënyrat e festimit nuk janë kudo të njëjta dhe fikse.
Lyer e rregulluar nga vetë banorët e Kastriotit pas dëmtimit