Fund drithërues në Portugali, teksa 90 minuta nga fundi I Primera Ligës nuk dihej ende se cila mes Sporting Lisbonës apo Benficës do të shpallej kampione këtë sezon, me të dyja skuadrat që vinin para përballjeve në 90 minutat e fundit të kampionatit në kuotë të njëjtë pikësh me nga 79 pikë. Megjithatë Sporting vinte me avantazhin e ndeshjeve direkte këtë sezon ndar rivalit të kryeqytetit nëse çdo gjë do të mbyllej në barazim me pike.

Luanët e Lisbonës gjithsesi nuk i lane asgjë rastësisë, teksa triumfuan 2-0 në Jose Alvalade ndaj Giumaraes duke siguruar titullin e 21 në histori e të dytin radhazi. Golat e fitores për vendasit u realizuan nga Concalves dhe Gyokeres, me sulmuesin suedez që e mbyll sezonin me plotë 39 gola e 8 asist, duke qenë njeriu lider për kampionët. Edhe e përditshmja portugeze A Bola hapet ditën e sotme me titullin BiCampeon, duke i dhënë vëmendjen kryesore përsëritjes së suksesit për të dytin vit radhazi.

Në krahun tjetër Benfica nuk shkoi më shumë se sa barazimi 1-1 ndaj Bragës. Zalazar shënoi për vendasit me penallti në minutën e 23, ndërsa barazpesha u vendos për shqiponjat e Lisbonës, falë golit të sulmuesit grek Pavlidis.