Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook ka risjellë në vëmendje një nga investimet më të bukura te Parku i Liqenit të Tiranës, atë të fushave të reja të tenisit. Veliaj shprehet se ajo hapësirë dikur ka qenë e zapatuar, por falë investimit të bërë iu është rikthyer qytetarëve 3600 m2 terren sportiv. Ai shton se kjo hapësirë është ndër pikat më të frekuentuara në parkun e liqenit.
Kryebashkiaku thotë se puna nuk është ndalur vetëm në këtë investim, por janë krijuar terrene sportive edhe në Parkun e Farkës apo në çdo shkollë të re të ndërtuar në Tiranë, një shembull që po ndiqet edhe në shkollat e reja të nisura në Astir.

Postimi i plotë:
“Një nga investimet më të bukura që bëmë 4 vjet më parë te 📍 Parku i Liqenit të Tiranës ishin fushat e reja të tenisit. Dikur një hapësirë e zaptuar brenda liqenit, me transformimin e tyre i rikthyem qytetarëve plot 3600 m2 terrene sportive. 🎾
Për vite të tëra kalonim ngjitur me to, pa e ditur çfarë kishte pas ferrave apo se kush e kishte zaptuar një hapësirë të tillë. Sot janë një nga shumë pikat për t’u frekuentuar me patjetër në park, si dëshmi e punës së jashtëzakonshme që kemi bërë për ta shndërruar Parkun e Liqenit në vendin më të pëlqyer nga qytetarët. 💪🏻
Nuk jemi ndalur këtu! Kemi krijuar terrene të reja sportive edhe në 📍 Parkun e Farkës, apo në çdo shkollë të re që kemi ndërtuar në Tiranë, siç po bëjmë edhe tani në shkollat e reja që kanë nisur në Astir❤️”, shkruan Veliaj.