Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin përmbyllës elektoral në Burrel.

Rama u shpreh se rruga e Arbrit do të hapë horizont për investimet e reja në turizëm.

“Doja të ndaja me ju disa fakte, shifra. Kam akoma punë për të vërë. Rruga e Arbrit do të hapë horizont për investimet e reja në turizëm. Në dekadën e ardhshme, Dibra do jetë pjesa më e lakmuar. Ne jemi në proces dhe deri në fund të këtij viti ta kryejmë edhe rrugën e Lurës. Në mandatin e katërt, mbetet për t’u bërë rruga që lidh Burrelin me Ulzën. Uji në këto zona ka qenë problem madhor, sot ka 24 orë ujë.”, theksoi ai.