Në qarkun e Lezhës ka ndodhur një përmbysje e rëndësishme elektorale, teksa Partia Socialiste ka marrë 9910 vota ose 45.1% të totalit, duke siguruar 4 mandate nga 3. Krahasuar me vitin 2021, PS ka shënuar një rritje prej 3.9%, nga 41.3% që kishte në zgjedhjet e fundit.

Koalicioni Partia Demokratike – ASHM ndjek me 9521 vota ose 43.4% të totalit dhe ka fituar 3 mandate. PD ka shënuar një rënie të ndjeshme prej -12.9% krahasuar me vitin 2021, kur kishte marrë 55.5% dhe kishte siguruar 4 mandate.
Forcat e tjera politike nuk kanë siguruar mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 5.1% të votave, Partia Socialdemokrate 3.0%, Partia Koalicioni Euroatlantik 1.4%, Partia Mundësia 1.1%, Lëvizja Bashkë 0.5%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.1%, Partia Aleanca Demokracia e Re 0.0%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.1%.