Gazetarja dhe moderatorja Alba Alishani, thotë se në Shqipëri duhet të mendohesh mirë, para se të marrësh vendim për t’u bërë me fëmijë.

Sipas saj, Shqipëria nuk është një vend i mirë për t’u bërë me fëmijë, duke nisur që nga ushqimet.

“Një prej arsyeve kryesore që kam unë në jetë për të mos u bërë me fëmijë në këtë vend, është ku e sjell në jetë këtë fëmijë?

Në cilin habitat do ta rritësh?

E mendoj që nga qumështi, me të cilin do ta ushqej, apo ushqimet e tjera, që këtu janë të skaduara”, tha ajo për Euronews Albania.