Spanjolli Juan Ayuso (UAE Team Emirates) ka fituar Etapën e Shtatë të Giro d’Italia në çiklizëm, duke treguar formë të shkëlqyer në një përballje të fortë në malore. Ai kaloi i pari vijën e finishit, duke lënë pas shokun e skuadrës Isaac Del Toro dhe kolumbianin Egan Bernal (INEOS Grenadiers), me një diferencë prej katër sekondash.
Pas një gare dinamike dhe të mbushur me sulme, Primoz Roglic (Red Bull–Bora–Hansgrohe) u rendit në vendin e katërt, por mjaftueshëm për t’u rikthyer në fanellën rozë, simbolin e liderit në renditjen e përgjithshme. Pas tij u rendit Giulio Ciccone, ndërsa Antonio Tiberi dhe Damiano Caruso (Bahrain Victorious) plotësuan shtatëshen e parë.
Renditja e Përgjithshme pas Etapës 7:
1. Primoz Roglic – Lider me fanellën rozë
2. Juan Ayuso – +4 sekonda
3. Isaac Del Toro – +9 sekonda
4. Antonio Tiberi – ngjitet në vendin e katërt
Spektakli i Giro-s vazhdon, me garën që po shkon drejt fazave më vendimtare, ku priten përplasje mes pretendentëve kryesorë për triumfin final në Romë (1 qershor).