Kandidatët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste i janë drejtuar me një kërkesë KQZ-së. Pesë kandidatë i janë drejtuar me një kërkesë të njëjtë KQZ-së, pasi dyshojnë për manipulime të votave brenda listave të partive. Konkretisht kandidatët që kanë drejtuar shkresë janë janë Blerina Gjylameti, Ilir Alimehmeti, Xhemal Qefalia, Shkëlqim Shehu dhe Frrok Gjin.
“Më vini dispozicion pamjet filmike të numërimit në qarkun Tiranë”, thuhet në kërkesën e ndaj KQZ-së.
“I nderuar zoti Celibashi! Unë kërkuesja, në cilësinë e kandidates për deputete në zonën zgjedhore Qarku Tiranë për zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025, Ju drejtohem me këtë kërkesë për të më vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve në të gjithë qendrat e numërimit të Qarkut Tiranë.
Pamjet e kërkuara do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe brenda kuadrit ligjor, duke respektuar të gjitha procedurat e kërkuara nga kuadri ligjor në fuqi.
Siguroj se i gjithë informacioni i vënë në dispozicion nga ana Juaj do trajtohet me përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në kërkesën e Gjylametit.
Deri tani, kur kanë mbetur më pak se 8 mijë zarfe nga diaspora pa u numëruar, Gjylameti qëndron pas Olta Xhaçkës me rreth 100 vota, duke mbetur jashtë listës së fituesve.