Në një nga momentet më emocionuese të fjalës së tij në Sarandë, Edi Rama theksoi rolin e jashtëzakonshëm të grave dhe vajzave në mbështetjen e Partisë Socialiste. “58 % e grave dhe vajzave në Shqipëri mbështesin këtë forcë politike,” tha ai, duke shtuar me humor se “kush është burrë i mençur, e di që nëse ka mbështetjen e gruas, është më i sigurtë dhe më i fortë.”

Kryeministri vlerësoi lart kontributin e grave në fushatë dhe në fitoret politike, duke i cilësuar si “kryesoret” që mbajnë peshën më të rëndësishme të betejës.