Lucas Paquetá, një lojtar brazilian i klubit të Premier League, West Ham United, mbetet nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për dyshimin se ka marrë qëllimisht kartonët e verdhë për të favorizuar disa lojtarë të caktuar.
Që prej fillimit të hetimit, lojtari ka vuajtur nga një situatë që po e prek atë edhe në fushë, pasi ai përballet me një ndalim të përjetshëm, gjë që mund ta pengojë atë edhe të garojë në ndonjë federatë tjetër. Problemi ka arritur në një pikë të tillë, sa në ndeshjen e djeshme kundër West Ham United, lojtari u largua nga fusha duke qarë, pasi mori një karton të verdhë.

Trajneri i tij, Graham Potter, shpjegoi zëvendësimin e lojtarit brazilian dhe arsyen e lotëve të tij: “Mendoj se ai është thjesht një lojtar, që po bën më të mirën që mundet dhe dëshiron që situata të përmirësohet dhe ndoshta është frustruar pak me veprimin. Dhe pastaj shihni një qenie njerëzore, jo perfekte, por unë e dua Lucasin. Ai ka dhënë gjithçka, edhe në rrethana të vështira. Ai tani është plotësisht mirë.”
Gruaja e tij e mbron…
Maria Eduarda Fournier, gruaja e Paquetás që nga viti 2018 dhe nëna e dy fëmijëve të tij, gjithashtu i doli në mbrojtje burrit të saj: “Nuk kam thënë kurrë asgjë këtu, dhe ndoshta nuk duhet të kisha thënë! Burri im ka një qëndrim dhe një forcë që e admiroj dhe që më bën përshtypje”, filloi ajo në një deklaratë të postuar në Instagram.
“Kemi dy vjet që jetojmë këtë makth dhe ai gjithmonë ka qenë i fortë… gjithmonë e ka pasur në mendje se do të mbrohej vetëm në kohën dhe vendin e duhur! Nuk ka asgjë kundër tij. A nuk e ke vënë re? Në fund të fundit, Zoti di gjithçka dhe vetëm ai e di pse po kalojmë nëpër këtë!
Dhe vetëm falë tij jemi mirë dhe jetojmë të lumtur si familje! Do të doja që njerëzit ta respektonin… Njerëzit janë të këqij dhe të padrejtë dhe nuk dinë asgjë!” përfundoi ajo.