– Pep Guardiola ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Manchester Cityt nëse klubi nuk e zvogëlon numrin e lojtarëve këtë verë.
Disa lojtarë të Citizens nuk u përfshinë në listën e skuadrës për ndeshjen kundër Bournemouth (3-1), të martën, dhe Guardiola thotë se nuk është i kënaqur që ka lënë kaq shumë lojtarë jashtë… dhe i la një mesazh të fortë klubit dhe Hugo Vianës.
“I thashë klubit se nuk e doja atë (një skuadër më të madhe). Nuk dua të lë jashtë pesë ose gjashtë lojtarë. Nuk e dua këtë. Do të jap dorëheqjen. Bëj një skuadër më të vogël dhe unë do të qëndroj. Është e pamundur për shpirtin tim (t’u thotë) lojtarëve shkoni në tribuna se nuk mund të luajnë”, tha spanjoli.
“Si trajner, nuk mund të stërvit 24 lojtarë dhe, sa herë që i thërras lojtarët, më duhet të lë katër, pesë, gjashtë në Mançester, në shtëpi, sepse nuk mund të luajnë. Kjo nuk do të ndodhë. Ia kam thënë tashmë klubit se nuk e dua këtë”, tha ai.
Abdukodir Khusanov, Savinho, James McAtee, Claudio Echeverri dhe Rico Lewis u përjashtuan nga skuadra prej 20 lojtarësh për javën e 37-të, ndërsa City u ngjit në vendin e tretë në Premier League dhe vetëm një pikë larg kualifikimit në Ligën e Kampionëve të UEFA-s .
Por, ndërsa kjo tregon thellësinë që Guardiola ka në dispozicion, spanjoli e ka bërë të qartë se do të preferonte të punonte me një skuadër më të vogël sezonin e ardhshëm.