Një grup hakerash, që operon nën emrin R00TK1T ISC CYBER TEAM, ka kërcënuar se do të publikojë fjalëkalimet e gati një miliard përdoruesish të TikTok.
Ata pretendojnë se kanë vjedhur rreth 972 000 fjalëkalime dhe i kanë paralajmëruar përdoruesit se, nëse nuk marrin përgjigje nga TikTok, ato do të bëhen publike.

Grupi ka theksuar se ka tentuar të kontaktojë platformën dhe Bytedance, por pa marrë asnjë përgjigje, çka i ka shtyrë të ndërmarrin këtë hap.
Përgjigja e TikTok dhe e ekspertëve të sigurisë është se këto pretendime mund të jenë të rreme.
Sipas Cybernews, kërcënime të ngjashme shpesh kanë prekur edhe platforma të tjera dhe mund të jenë përpjekje mashtruese që çojnë në dezinformatë.
TikTok, që ka më shumë se një miliard përdorues globalisht, ka theksuar se mund të ketë të dhëna të vjetruara në këto pretendime.