SPAK dhe BKH vijojnë hetimet për krimet zgjedhore në Elbasan.

Mëngjesin e së martës Prokurorë të Spak dhe BKH kanë zhvilluar një takim pune në prokurorinë e Elbasanit ndërsa burime bëjnë me dije se menjëherë pas takimit me drejtuesin e Prokurorisë Z. Ajazi, prokurorët kanë zhvilluar disa kontrolle në lidhje me persona të dyshuar për krim zgjedhor.

Gjithashtu mësohet se është kontrolluar një banesë e një biznesmeni në Belsh, në të cilën janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash, sipas biznesmenit të justifikuara nga biznesi i tij.

Nga ana tjetër mësohet se biznesmenit të Belshit i kanë sekuestruar telefonin nga ku prokurorët pritet të zbulojnë nëse ka apo jo biseda më kandidatë për deputetë në lidhje me shit blerje votash.

Po ashtu burime jo zyrtare bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe tre telefona të tjerë në qytetin e Elbasanit, dyshohet telefona të nëpunësve vendorë.

Mbetet ende e pakonfirmuar nëse dy rastet kanë lidhje midis tyre, por hetimet kanë të bëjnë me të njëjtën çështje, atë të krimit zgjedhor gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit./Top Channel