Agim Agushi ka sjellë record Guinness në Himarë në çeljen e sezonit turistik, ku ka “rrëmbyer” rekordin e 16 botëror të xhonglimit të topit me kokë duke veshur 14 bluza brenda në 1m2
Në një performancë në qendër të qytetit bregdetar, Agushi ja ka arritur të fitojë certifikatën botërore, duke lënë një shenjë edhe në Himarë.

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo shprehet i lumturi që Agim Agushi ka zgjedhur Himarën për këtë rekord, duke e nisur me këmbë të mbarë çeljen e sezonit turistik.
Agim Agushi është fitues edhe i rekordeve të tjera Guinness në disiplinat e lira, pasi ka mundur të lërë pas polakun Dariusz Kolodziczyk.