Kryeministri Edi Rama ka folur me bindje të plotë se administrata nuk voton 100% për Partinë Socialiste.
Teksa fliste me një respekt për punonjësit e administratës, Rama gjatë bisedës u ndal edhe te patronazhistët për të cilët tha se janë cilësuar në vendin tonë si një “organizatë sigurimi kriminale”, ndërkohë që në vendet e BE-së dhe kudo nëpër botë çdo parti politike serioze ka patronazhistë.

“Unë përshëmbull po ta them me garanci se adminsitrata nuk e voton 100% PS. NE kemi në punë që nuk i kemi pyetur asnjëherë çfarë mendimi ke dhe kë voton. Ke njerëz që kanë me vite aty. Nëse bëjnë një votim të fshehtë it mendon se do votojnë të gjithë PS? Po jo nuk ndodh. Se të thuash këtë do të thotë të ulësh njerëzit.
Dhe kjo që ndodh në nivelet tuaja, është ulja e njerëzve, juve për ju janë një turmë njerëzit që ose dhe të mendojë si ju ose është një turmë socialistësh patronazhimi. Dëgjo këtu është krijuar një legjendë patronazhimi sikur është një organizatë sigurimi kriminale. Ndërkohë që partitë serioze kanë të gjithë patronazhistë.
Unë e di që nuk voton administrata, nuk ka shans të jetë 100%. Ne nuk bëjmë patronazhizëm të administratës. Ne bëjmë patronazhim në territor jo në administratë. Unë kam respekt për shqiptarët që ju nuk e keni, ju i konsideroni njerëzit në administratë si disa njerëz që nuk kanë karakter dhe rrinë aty për bukën e gojës”, tha Rama. Ai tha se në këto zgjedhje PS ka si objektiv të marrë 71 mandat.
Sipas tij të dielën e 11 Majit, nuk diskutohet vetëm për 71 mandate, por për mbylljen e negociatave me BE-në dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe europiane.
“Ne si komb shqiptar, ne si popull i Shqipërisë këtu, të dielën kemi takim me historinë. Nuk është për Partinë Socialiste as për partinë e kënetës, është për historinë. Partia Socialiste, 71 mandate nuk i diskuton.
Këtu nuk bëhet fjalë për 71-shin por për një mesazh force të popullit shqiptar në raport me Europën. Për një mesazh force që të krijojmë këtu një fuqi të përqendruar deri në 2027 te negociatat. Ne na ka ndodhur ajo që nuk i ndodh çdo gjenerate. Na e solli fati në dorë që për dy vite të mbyllim negociatat me BE-në që deri dje nuk e hapte derën”, tha Rama.