Në reagimin e parë të tij pasi u mor i pandehur nga SPAK, Ilir Meta hodhi akuza të forta edhe për tradhti e komplot nga brenda PL-së të një personi (nuk ia përmendI emrin), që i ka shitur listën me 12 mijë votues të tij tek patronazhistët e PS-së, sepse sipas tij, donte të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit.

Ylli Manjani ka komentuar përmes rrjeteve sociale deklaratën e Metës, që ka gjetur një tjetër armik të brendshëm në partinë e tij.

“Ueeee, e pabesueshme!

Prap ka zbulu një “armik të brendshëm”…

Megjithëse në ditën e vet më të keqe, prapë thotë se ka zbuluar një “maskara” të brendshëm që e ka shitur…

Se di, po praktikisht për nga sasia, Enver Hoxha është i dyti politikan pas Ilir Metës që ka zbuluar grupe armiqësore të brendshme.

Sinqerisht jam i keqardhur për këtë njeri. Nuk kishte pse të katandisej kështu…”, shkruan Manjani.