Në garën për deputet nën siglën e koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Ilir Meta ka siguruar mbështetje edhe në “zonën” e vet elektorale.

Sipas të dhënave nga QV nr. 1867/01, brenda paraburgimit 313, Meta ka marrë 58 vota nga shokët e qelisë.

Por edhe pse shokët i dhanë mbështetje për të dalë nga burgu, Meta nuk ia doli që të sigurojë një vend në Kuvend pasi deri më tani ka marrë 5350 vota.