Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen deklaroi se Europa do të zgjerohet, por duhet bazuar në meritokraci.
Në konferencën e përbashkët në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, Frederiksen u shpreh se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë.
Ndërkaq, kreu i qeverisë shqiptare, Rama theksoi se Shqipëria do të mbyllë negociatat brenda vitit 2027.

Frederiksen: Shpresoj që po ecim përpara, kjo është detyrë e rëndësishme. Procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë. Nga këndvështrimi evropian, duhet të jemi të gjithë bashkë, procesi varet nga meritokracia. Nuk ishte pjesë e rendit të ditës sot.

Rama: Nuk u martuam sot. Ky format nuk ka të bëjë me zgjerimin e BE, por ju dëgjuat dje presidentin e KE, që shpjegoi ku jemi, çfarë duhet të bëjmë. Ne duhet të bëjmë atë që na takon. Është e bazuar në meritë. Kemi një sfidë në tryezë, kemi agjendë për t’i mbyllur negociatat brenda 2027 dhe KE është krah nesh për të na ndihuar. Me këta duhet të arrish rezultate të mira çdo ditë.