Juristi Kreshnik Spahiu tha se çdo herë që humb në zgjedhje Berisha nuk njeh rezultatin. Ai ironizoi duke thënë se Berisha dha dorëheqjen, por e refuzoi ashpër Rama.
‘Berisha ka paraqitur dorëheqjen, po ajo refuzua ashpër nga Rama sepse ai i ka thënë që na duhesh deri në vitin 2029. Nuk ka nevojë Rama që të blinte vota, sepse ka në dorë kryetarin e opozitës, pra Berishën e ka në xhep. Kjo që po ndodh ka interesin personal të Berishës që të mos largohet. Ai sa herë që pëson humbje ka një avaz, ai nuk njeh rezultatin dhe nuk e dorëzon partinë. Nëse ai e lëshon tani partinë duhet që të hap garën për zgjedhje’, tha ai.
Sipas tij, Berisha nuk duhet që të kërkoj hapjen e kutive të votimit për zgjedhjet, por hapjen e kutive të primareve.
‘Berisha nuk e ka problemin që ka rënë politikisht, por ai ka rënë fizikisht. Ai kërkon që të hap kutitë për zgjedhjet, por ai në radhë të parë duhet që të hap votat e primareve. Demokratët votuan dhe procesverbalet i grisi Berisha dhe vendosi kë donte në listë të hapur ose të mbyllur’, tha ai.