Analistja Brizida Gjikondi, komentoi daljen e Sali Berishës në deklaratë për mediat.
Ajo theksoi se kryedemokrati është “regjisori” i dhunës në politikën shqiptare.
“Berisha është dërguesi i dhunës, në momentin kur e shikon se nuk po jep rezultat, bën një hap prapa dhe i braktis dhe kamikazët e tij dhe i lë në rrugë dhe thotë unë nuk di asgjë për incidentin.
Jam e bindur se është taktikë e tij, që bën sikur shkëputet nga dhuna dhe ndërkohë është gjeneruesi më i madh i dhunës.
Kjo është mënyra se si funksionon ai,. Ai është gjithmonë “regjisori” i dhunës në politikës shqiptare”, tha ajo në ABC News.