Takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Librazh kryesocialisti Rama e nisi duke ironizuar kandidatin demokrat Tomor Alizoti.
“Kam ardh me frikë sot gati gati isha duke u kthyer mbrapsht se ka dalë njëri këtej që do na hajë të gjallë. Mirëpo nuk e shoh gjëkundi atë.

Sot kemi edhe një takim të madh përmbyllës në Elbasan edhe ju falenderoj që jeni kaq shumë këtu se duke ju parë kaq shumë edhe mua më del pak frika. Se ai kur thotë do hamë ai ha me gjithë mend.”- tha Rama.
Cfarë deklaroi Alizoti pak ditë më parë në Librazhd?
“Unë kam shumë qejf të flas, po kur është doktori flas shumë shkurt. Juve që u shkoni natën njerëzve për vota. Ju që prekni demokratët. Nëse vini mina, nuk do iu ndahemi. Ju analfabet, ju maskarenj. Do t’ju hamë të gjallë, mos guxoni tu shkoni njerëzve natën, mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve. Doktor jepi se ty të kanë më shumë frikë”