Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në listë të hapur Erion Braçe, ka komentuar deklaratat e bujshme të kandidatit të opozitës, Tomor Alizotit.

Në një intervistë me gazetarin Ilir Demalia, Braçe i ironizoi këto deklarata, duke thënë “ky mund të ketë punuar berber”.

“Ky mund të ketë punuar berber, por unë mund t’i dhuroj një palë gërshërë.”-tha Braçe.

“Kush përçmon të pamundurit, s’është qenie njerëzore. Unë njoh të varfër me një dinjitet mbi mesataren e një pjesë të atyre që janë në parlament”-shtoi Braçe.