Kancelari i ri gjerman Friedrich Merz, tha se nën udhëheqjen e tij, Gjermania do të jetë shumë më e pranishme në Europë. Por, shtoi ai, Europa nuk mund t’ia dalë pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Merz shtoi se demokracia europiane është në rrezik dhe për këtë duhet të tregojë se është në lartësinë e situatës.
“Ju e dini që vendi im i është skajshmërisht mirënjohës për atë që SHBA ka bërë pas Luftës II Botërore. Duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë. Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi”, tha Kancelari gjerman në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që u zhvillua në Tiranë.
“Sistemet tona politike, demokracitë tona, janë në rrezik. Prandaj duhet të tregojmë se jemi majftueshmërisht konkurrues.
E di që ka pasur kritikë për angazhimin gjerman, për pushtimin e Gjermanisë ndaj Europës, institucioneve europiane dhe Bashkimit Europian.
Unë i kam kërkuar qeverisë sime të jetë sa më shumë që të jetë e mundur e pranishme në nivel europian, për të treguar që Gjermania është tërësisht e angazhuar për atë që është e domosdoshme në Europë tashmë”, shtoi Merz.