Në Qarkun e Korccës janë numëruar 294 nga 422 kuti për votat preferenciale duke përcaktuar kështu edhe ata që kryesojnë nga PS-ja dhe PD-ja.

Në bazë të votave të marra PS do të çojë në kuvend 3 deputetë nga lista e hapur dhe që deri tani në krye të renditjes janë Ilirian Pendavinji, Bledi Como dhe Besa Spaho, e cila përfiton nga kuotat gjinore.

Për momentin jashtë Kuvendit mbetet deputetja aktuale Enslemvera Zake.
Ndërkohë PD arrin të fusë në Kuvendin e ri një deputet nga lista e hapur, Jorida Mazelliu, ndërsa nuk arrijnjë të sigurojnë mandatin e deputeti Edmond Spaho dhe Andrea Mano.

Lista e PS- 6 mandate
Niko Peleshi (listë e mbyllur)
Romina Kuko (listë e mbyllur)
Genti Lakollari (listë e mbyllur)
Ilirian Pendavinji 7086 vota
Bledi Como 6048 vota
Besa Spaho 4751 vota

Lista e PD- 4 mandate
Ivi Kaso (listë e mbyllur)
Ledina Alolli (listë e mbyllur)
Bledjon Nallbati (listë e mbyllur)
Jorida Mazelliu 4356 vota