Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se ka pasur tentime të kandidatëve për t’u futur në qendrat e votimit.
Ai thekson se kjo është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor dhe se kandidatët nuk mund të hyjnë në qendrat e votimit.
“KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.
Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor”, tha ai.