“Maskarenj. Do t’ju hamë të gjallë.”
10 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, drejtuesi politik i PD në Elbasan, Tomor Alizoti ka lëshuar një kërcënim fizik.

Një paralajmërim, si ai i Xhelal Mziut, po në sy të Berishës, që përfundoi me grushtat e demokratit.
Unë kam shumë qejf të flas, po kur është doktori flas shumë shkurt. Juve që u shkoni natën njerëzve për vota. Ju që prekni demokratët. Nëse vini mina, nuk do iu ndahemi. Ju analfabet, ju maskarenj. Do t’ju hamë të gjallë, mos guxoni tu shkoni njerëzve natën, mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve. Doktor jepi se ty të kanë më shumë frikë”
Por këtë deklaratë, drejtuar edhe bandave të Elbasanit, Alizoti e bëri para kandidates së fisit Çapja në PD.
Urdhri i doktorit për të folur pak, po zbatohet. Por Berisha, ia ktheu shkurt Alizotit. Ia uli veshët, dhe e riktheu në Berat.
“I dashur, Tomor Alizoti, udhëheqës politik i qarkut të Beratit…. Më falni udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit”
Sepse Berisha, di vetë si i sulmon bandat. Dhe edhe kësaj radhe, sulmoi kandidaten e PS, të cilën e akuzon se mbështetet nga rivali i Çapjave.
“Sueli ja bëri për spital shoferin, dhe Tao, e qepi gojën, si i paqenë, si ushtar i suelit, turp të ketë. Tao burreci e qepi gojën, ndaj njeriut që e kishte patur vite shofer. Ia theu kockat, sepse nuk mbështeti Sara Milen. A e kuptoni ju. Duhet të ndëshkoni këtë bandë me votën tuaj. Ju garantoj se Suelin, dhe Suelat, do shpallen terroristë. Më 12 maj.”
Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Elbasan, 3 ditë para zgjedhjeve u vra mbështetësi i PS, Pjerin Xhuvani nga grupet e gatshme të PD. Ajo vrasje, frymëzoi edhe Xhelal Mziun në Dibër, por PD mori shpejt masat për te tërhequr deklaraten. Në këto zgjedhje, deklaratat nuk po kthehen mbrapsht, perkundrazi po i frymezon vete Sali Berisha.