Kardinalë nga e gjithë bota po mblidhen në Romë për të zgjedhur Papën e ardhshëm pas vdekjes së Papa Françeskut të hënën e Pashkëve.
Nuk dihet se sa do të zgjasë ky proces, teksa konklavat e mëparshme kanë zgjatur vetëm disa ditë, megjithëse në shekujt e mëparshëm mosmarrëveshjet ndonjëherë bënin që takimet të zgjateshin me muaj të tërë, shkruan BBC.

Kardinalët do të marrin pjesë në një Meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit këtë mëngjes dhe më vonë do të ecin drejt Kapelës Sistine për të hedhur votën e tyre nën afresket e Michelangelo-s.
Pasi të hyjnë në faltore, ata nuk do të kenë asnjë komunikim me botën e jashtme derisa të zgjidhet një papë i ri. Më pas pritet që të dalë tym nga oxhaku i kapelës. Nëse është i zi, nesër do të ketë raunde të tjera votimi. Tymi i bardhë sinjalizon se është zgjedhur një papë i ri.
