Kryeministri Edi Rama ishte sot në Korçë për takimin përmbyllës për zgjedhjet elektorale të 11 majit.

Rama: Nuk jam si djali nga Maliqi që e kishte për herë të parë që shikonte përballë. Këtu është si një zemër e hapur dhe duket fantastike pamja e këtij trupi të madh njerëzor këtu në shesh. Nikua foli për rrugën e gjatë të shpirtit europian, shpjegoi dhe lidhjen e Korçës me atë shpirt. Ca më ngeli mua tani? Më ngelet të flas për diçka jo aq e këndshme se ato që foli Niko.

E filloj me një ndjesë për të gjithë ju që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar. U fry dhe u bë protagonisti i një shfaqje porno politike në pallatin e Sportit. Ku besoj se këneta i dha gjithë korçarëve pse duhet tharë dhe nuk duhet votuar më kurrë nga Korça. Historia ishte shumë e thjeshtë, më tregoi Niko një video të një deputetit të kënetës dhe ky deputeti bënte Uuu uuu, dhe ata bravooo. Nuk e e besoja dot se ishte deputet.