Presdenti amerikan Donald Trump përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka deklaruar se me ndërmjetësim të SHBA midis Pakistanit dhe Indisë u arrit dakordësi për armëpushim të plotë
“Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kam kënaqësinë të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm. Urime të dyja vendeve për këtë vendim të përbashkët dhe të inteligjencën e treguar. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje”, shkroi Trump.

