Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat paraprake sesa shqiptarë kanë votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në shifrat e e publikuara, përfshihen votuesit si brenda territorit të Shqipërisë, po ashtu edhe diaspora. Sipas KQZ-së, nga 3.467.962 zgjedhës të regjistruar në listat zgjedhore, kanë votuar 1.462.138 qytetarë në qendrat e votimit në vend.

Të dhënat paraprake të transmetuara nga operatorët në sistemin e informacionit në KQZ, për votimin në Shqipëri:

3.467.962 – Numri total i zgjedhësve në listë;

1.462.138 – Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara;

1.406.514 – Vota të vlefshme;

55.514 – Vota të pavlefshme;

Ndërsa, 12 kuti votimi janë shpallur të parregullta nga Komisonet Zonale të Administrimit Zgjedhor, të cilat nuk janë përfshirë në procesin e numërimit.

Sakaq, KQZ KQZ bën me dije se 245.953 zgjedhës të diasporës janë miratuar për të votuar përmes shërbimit postar.

Vota e diasporës:

245.953 – Numri total i zgjedhësve të miratuar nga KQZ

194.889 – Numri total i zarfeve të shërbimit postar

147.024 – Numri total i zarfeve të numëruar

145.316 – Vota të vlefshme

1532 – Vota të pavlefshme