Ndërsa fushata zgjedhore është drejt përfundimit, SPAK bën me dije ‘bilancin’ për krimet zgjedhore deri më datë 5 maj. Sipas të dhënave të ndara për mediat, SPAK bën me dije se në total kanë marrë 115 kallëzime, nga partitë politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga platforma online apo të iniciuara nga vetë SPAK. Nga 115 kallëzime, për 35 raste SPAK njofton se ka nisur hetime.
Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese, ndërsa 25 nga partitë politike. Ndërkohë, nga 35 procedimet penale që janë regjistruar, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – pra të iniciuara nga SPAK.

115 materiale kallëzuese
Kallëzime nga subjekte politike
Referime nga Policia e Shtetit
Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Denoncime nga Platforma Online
Denoncime nga qytetarët
Këtë të hënë prokurorët e SPAK Ols Dado Ened Nakuçi dhe strukturat e Byrosë kombëtare të Hetimit zhvilluan një takim në Prokurorinë e Elbasanit bashkë me strukturat e policisë së qarkut në kuadër të hetimit të krimeve zgjedhore. “Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi deri në fund të majit. Në krye të kësaj Task-Force është kryeprokurori Altin Dumani.
KRIMET ZGJEDHORE QË HETON SPAK
Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Korrupsioni pasiv në zgjedhje
Grupet kriminale në zgjedhje
Çdo krim zgjedhor nga zyrtarët e lartë