Duke folur me tone të ashpra kundër partive të vogla, Edi Rama paralajmëroi qytetarët të mos mbështesin forcat politike që, sipas tij, s’kanë provuar asgjë dhe kërkojnë pushtet pa legjitimitet. “Mos ujisni barin e keq, se rritet,” u shpreh Rama, duke akuzuar këto parti për qëndrime të papërgjegjshme, siç është ideja për zgjedhje të parakohshme pa qenë asnjëherë pjesë e parlamentit.

Ai paralajmëroi se nëse vendi nuk e mbyll negociatave me BE deri në vitin 2027, rrezikon të mbetet pas për dekada. “Për të njëjtat arsye u krijua edhe e ndjera LSI,” tha Rama, duke rikthyer kritikat ndaj politikave të kaluara.