Chris La Civita është shfaqur sërish, sigurisht në distancë. Pas kurthit të The Guardian, ku i doli zbuluar fushata në Australi, ai është treguar fjalëpak tek Wall Street Journal për zgjedhjet në Shqipëri. Por i pelqen statusi vip me te cilin e trajtojne ne tirane
“Ka një pjesë të elektoratit në Shqipëri që më pëlqen dhe një pjesë të elektoratit që nuk më pëlqen.”

Sigurisht, La Civita, nuk iu përgjigj pyetjes se sa paguhet për fushatën në Shqipëri. Por ama sqaroi me kujdes, se nuk është për të lobuar tek Trump për Berishën.
“Jam në përputhje me një fushatë politike kombëtare. Nuk i kam kërkuar Trump apo zyrtarëve të tjerë amerikanë të përfshihen në garë. Aktivitetet e mia janë përqendruar tërësisht në Shqipëri”
Por Wall Street Journal, nuk e la me kaq. Gazeta e njohur pyeti ekspertë të fushatave në vende të huaja. Ata u shprehën të sigurt, se paga e Chris La Civita në Shqipëri, është e pakta 1 milionë dollarë.
Gazeta, për të kuptuar më mirë, punën e fushatuesve amerikanë në vende të vogla si Shqipëria, ka pyetur një koleg të Chris La Civita.
Konsulenti demokrat, James Carville thotë se vende si Shqipëria, janë parajsa për fushatuesit amerikanë, edhe kur klientet e tyre humbin.
“Në konsulencën politike amerikane ekziston një shprehje, ‘sa më i varfër vendi, aq më e madhe tarifa. Më pëlqente të punoja me zanatin tim, më pëlqente të udhëtoja dhe më pëlqente të fitoja një ose dy monedha. Nëse humbet, sillesh sikur ke pasur grip dhe ke qenë jashtë për pak kohë”.
Nuk dihet nese edhe kris La Civita u semur nga nje grip i papritur, por duket se ne punen me klientin e tij ne tirane, i ka rene shkurt. Parrulla qe ka gjetur eshte e thjeshte: si make america great again: MAGA për MAGA.
“Nuk ka një përkthim të shkëlqyer për “Make Albania Great Again”. Pra, është më shumë si të punosh për ta bërë Shqipërinë madhës