Nga Hermes Kafexhiu/

Nëse do të besonim për një moment se Edi Rama e kontrollon Altin Dumanin dhe SPAK-un, do të duhej të pranonim se ky është një kontroll i dështuar, i dobët dhe i paqartë. Sepse, nëse do të ishte kështu, atëherë Edi Rama do të ishte një mjeshtër i dështuar i kontrollit, një mjeshtër që nuk arrin të ndalë hetimet ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Nëse do të besonim për një moment se Edi Rama e kontrollon Altin Dumanin dhe SPAK-un, do të duhej të pranonim se ky është një kontroll që nuk ka asnjë ndikim real në drejtësinë shqiptare. Sepse, nëse do të ishte kështu, atëherë SPAK-u nuk do të kishte regjistruar procedime penale ndaj ish-ministrave të qeverisë Rama, nuk do të kishte arrestuar ish-deputetë të Partisë Socialiste dhe nuk do të kishte dërguar në gjykatë dosje të rëndësishme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Nëse do të besonim për një moment se Edi Rama e kontrollon Altin Dumanin dhe SPAK-un, do të duhej të pranonim se ky është një kontroll që ka dështuar të mbrojë interesat e tij. Sepse, nëse do të ishte kështu, atëherë Edi Rama do të kishte arritur të ndalë hetimet ndaj tij dhe të tijve, dhe do të kishte përshpejtuar hetimet për ngjarjen e 21 janarit, apo mbi të gjitha do të eliminonte zvarritjet që po ndiqen me dosjen ‘Partizani’.

Pa rënë në banalizimin për të thënë se Rama, nëse do ta kontrollonte, nuk do linte në burg ‘këtë’ apo ‘atë’ bashkëpunëtor, më parë duhet të mendojmë se Rama nuk është një natyrë që, nëse kontrollon diçka, do të bënte sikur ‘do ta kontrollonte’.

Rama dhe Dumani prej kohësh sa simpatizohen dhe respektohen institucionalisht, nga ana e kryeministrit ka qenë e qartë që sidomos së fundmi ai ka pasur kritika të drejtpërdrejta institucionale, me një rezervë të pa nxjerrë në pah ndaj SPAK-ut, se me besimin e marrë nga ai vetë si kryeministër ata kanë devijuar në disa raste.

Por realiteti është ndryshe. Realiteti është se Edi Rama nuk e kontrollon Altin Dumanin dhe SPAK-un. Realiteti është se SPAK-u është një institucion i pavarur dhe ndonjëherë më shumë se i pavarur, që vepron si një strukturë e posaçme me dritëhijet e veta.