E ardhmja e Kevin de Bryjne është bërë një nga temat më të nxehta të merkatos ndërkombëtare. Mesfushori belg, i cili ka mbyllur një kapitull historik me Mançester Sitin, është në kërkim të një aventure të re, dhe klubet e interesuara nuk mungojnë.
Sipas raportimeve të fundit nga gazetari Mateo Moreto, Napoli është klubi më i avancuar në këtë garë, por në skenë është futur edhe Juventus. Sipas burimeve të afërta me klubin napolitan, presidenti De Laurentis dhe drejtuesit e tjerë po përgatiten për një ofensivë të vërtetë në drejtim të De Bryjne.
Megjithatë, në mënyrë më të rezervuar, por me vëmendje, ka hyrë në lojë edhe Juventusi. Klubi bardhezi është interesuar për situatën e De Bryjne-s dhe ka zhvilluar kontakte për të kuptuar nëse operacioni është i realizueshëm, si në aspektin sportiv ashtu edhe financiar. Deri tani, interesimi i Juventusit është në fazë eksploruese, por nuk përjashtohet që, nëse hapet një dritare reale, drejtuesit bardhezi të hidhen në veprim.