SHQIPËRI- Në 12 qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 1606 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 214264 vota ose 52.87 % për qind, kundrejt 138806 votave të PD-ASHM, 34.25 % për qind. PSD ka marrë 15013 vota, ose 3.70 për qind, Koalicioni Nisma Bëhet 13959 vota, ose 3.44 % për qind dhe Partia Mundësia, 10636 vota ose 2.62 % për qind. Ky rezultat është deri në orën 09:00.
Rezultatet në rang kombëtar në numër votash dhe përqindje: Partia Socialiste deri tani dominon në 10 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës dhe Kukësit.
Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 51 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat./