Pas takimeve elektorale maratonë nga veriu në jug, Partia Socialiste po mban këtë të premte mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore në Parkun Olimpik në Tiranë.

Mijëra simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Socialiste të Tiranës janë mbledhur për të ulur siparin e fushatës zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Partia Socialiste synon të fitojë mandatin e katërt qeverisë më 11 maj, ndërsa kreu i saj ka premtuar se vota e 11 majit është votë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Kryeministri i vendit Edi Rama në këtë takim përmbyllës shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.