Pak minuta më parë mbërriti avioni i parë, ndërkohë që pritet që pak çaste më vonë të mbërrijë një avion tjetër më i madh. Kryeministri Rama ka mbërritur në aeroportin e ri të Vlorës.
Pista e këtij aeroporti do të jetë e gjatë 3.2 km me gjerësi 60 metra dhe terminali 20 mijë metër katrorë. Risia në këtë aeroport janë panelet diellore, që do të prodhojnë energji për nevojat e aeroportit.