Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë, që frekuentojnë burimet termale natyrale në zonën e Treganit vetëm 12 km larg Elbasanit.
Efektet që këto ujëra termalë japin tek vizitorët, ka bërë që turizmi kurativ në këtë zonë të rritet ndjeshëm dhe aktualisht numërojnë mbi 7 mijë persona që vizitojnë hotelet në zonën e Llixhave.
Përveç efektit kurativ, kushtet dhe natyrisht çmimet e kanë bërë këtë zonë mjaft të preferuar.
Përveç vizitorëve vendas, llixhat e Elbasanit janë mjaft të njohura dhe njëkohësisht të frekuentuara rregullisht edhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së veriut dhe Malit të Zi.