Kandidatja e PS në Elbasan, Sara Mila, e bërë e njohur gjatë fushatë elektorale nga përmendjet e shpeshta të Sali Berishës, që e etiketonte si kandidate e krimit. Sara Mila në një lidhje për ABC News tha se do e falenderonte kreun e PD, për reklamën fantastike në këtë fushatë.
“Mendoj që Berisha do mbahet mend si Berisha që më bëri mbiemrin nga Mila në Mile. Të rinj që kam takuar gjatë kësaj fushate më njohin pas përmendjes së Berishës, reklama ka qenë fantastike duhet ta falenderoj në një moment.
Përtej humorit, PS është një parti e organizuar shumë mirë, vështirë të na rrëzosh.
PS nuk bën fushatë për dy muaj, është krijuar një frymë e mirë. PS ka dhënë ofertën e një partie të re, është një lloj rotacioni janë votuar figura të reja. Kemi një rifreskim, strategjia e PS ka funksionuar. Asgjë për t’u habitur, është e gjitha e rezultat i një pune shumë të mirë PS”, u shpreh ajo.