E premte, 23 maj 2025. Kjo datë për një mes Napolit dhe Interit do futet në histori, pasi Serie A sheh sot dy sfida titulli, aty ku një skuadër do shpallet kampione për këtë sezon.
Me fillim nga ora 20:45 sytë e dashamirësve të Serie A do jenë në Como dhe Napoli. Këta të fundit presin në shtëpi Cagliarin që nuk ka objektiva pasi e ka siguruar qëndrimin në elitë, teksa Interi udhëton në Como, por jo për turizëm në liqenin e famshëm të kësaj zone. Djemtë e Inzaghit kërkojnë të bëjë detyrën e tyre dhe më pas të shpresojnë te hapi fals i napoletanëve.
Napoli i Contes mban kreun me 79 pikë, një më shumë se Interi i Inzaghit. Cagliari dhe Como, dy skuadra të kalueshme dhe pa objektiva, por Napoli ka avantazhin e një pike dhe duket se një më shumë të bën kampion.
Në fund e sigurt është se një shqiptar do gëzojë dhe një do hidhërohet. Amir Rrahmani kërkon të shijojë trofeun e dytë kampion me Napolin, po kështu edhe Kristjan Asllani në anën tjetër.
Duke nisur nga ora 20:45 Serie A ndan sot çmimet “Oscar” dhe tifozët bëjnë mirë të ndajnë ekranin në dy pjesë, pasi sfidat janë për ata me zemër të fortë dhe titulli kampion në Serie A do vendoset në çastet e fundit.
Serie A, raundi i 38-të (i fundit):
E premte, 23 maj 2025 – 20:45
Como – Inter
Napoli – Cagliari.