Ka përfunduar numërimi i votës së Diasporës! Por jo në të gjitha shtetet. Ende nuk janë numëruar 53 mijë zarfet e sjella nga Greqia.
Nga gati 200 mijë vota të mbërritura nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, Partia Socialiste ishte e vetmja që arriti të marrë një mandat. Në qarkun e Vlorës, votat e dDiasporës e çuan Partinë Socialiste nga 8 mandate, në 9 mandate dhe PD-ASHM zbriti nga 4 mandate që kishte në vetëm 3.
Kështu, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste mbetet me 83 mandate në rang vendi, PD me 50 mandate, PSD merr 3 mandate, 2 Partia Mundësia e Agron Shehajt dhe nga 1 mandat Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit dhe Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt.