Më pak se 24 orë nga hapja e qendrave të votimit ku shqiptarët do të zgjedhin përbërjen e Kuvendit të ardhshëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri sot, në orën 11:20, kanë mbërritur 180 144 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, janë dërguar gjithsej 245 935 zarfe, nga të cilat janë marrë nga zgjedhësit 227 097, ndërsa 18 838 zarfe mbeten ende të pa tërhequra